Kryeziu – LDK-së: Pranojeni qëndrimin e kryeministrit për taksën

Drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu thotë se LDK-ja duhet të pranojë propozimin e Kurtit për heqje të pjesshme të taksës.
Kryeziu thotë se meqenëse LDK-ja si pjesë e koalicionit qeverisës nuk ka mundur të ndikonte në qëndrimet e kryeministrit atëherë le ta pranojë këtë propozim.
Postimi i plotë i Kryeziut:
LDK-ja si pjesë e koalicionit qeverisës, mbase s’ka mundur ta ndikonte qëndrimin e kryeministrit për heqjen e takses, si ka propozuar kjo parti.
Atëherë, do të duhej që të pranonte propozimin e kryeministrit Kurti, edhe ta mundësonte që sot ose nesër, Qeveria ta marrë vendimin e propozuar për 15 mars.
15 marsi e 1 prilli, janë dy javë dhe as në kohë e as në përmbajtje s’përbejnë kurrfarë ndryshimi, nga propozimet për heqje të tërësishme të taksës.