75 Mall Live Search
10:44 / E Premte, 13 Mars 2020 / indeksADMonline

Izolohet skuadra e madhe angleze, njofton se një lojtar ka simptoma koronavirusi

Everton Football Club, ka njoftuar se ka marrë vendim izolimi. Kjo pasi që skuadra e Ancelottit ka konfirmuar se një lojtar ka simpatoma të koronavirusit.

“E gjithë skuadra e parë do të izolohet për një periudhë. Hapi është ndërmarrë pasi një lojtar i ekipit të parë ka simptoma të koronavirusit. Klubi është në kontakt të rregullt me ​​lojtarin në fjalë dhe po monitoron mirëqenien e të gjithë lojtarëve dhe stafit.

Klubi ka marrë vendimin për të mbyllur të gjitha vendet e punës të Everton, përfshirë USM Finch Farm, Goodison Park dhe selinë kryesore të skuadrës. Për vendimin e ndeshjeve të ardhshme, do t’ju njoftojmë me kohë” thuhet në njoftimin e Evertonit./Indeksonline/