75 Mall Live Search
13:58 / E Premte, 13 Mars 2020 / indeksADMonline

Arrestohen dy të rinj, në Prishtinë

Dy persona janë arrestuar rreth orës 13 e 45 minuta në rrugën “Hajdar Dushi”, në Prishtinë.

Ata të prangosur janë dërguar drejt stacionit policor “Qendra” ku do të intervistohen.

Gazetari i IndeksOnline ka parë arrestimin e dy të rinjve, ndërsa ende nuk ka informacione pse janë prangosur ata.

IndeksOnline do t’ju mbajë të informuar për këtë rast…