75 Mall Live Search
14:53 / E Premte, 13 Mars 2020 / indeksADMonline

Filmi “The Secret Garden”, shtyhet për 14 gusht

Filmi “The Secret Garden” nuk do ta dalë në treg më 3 prill.

Pas shpërthimit të koronavirusit, filmi është shtyrë për 14 gusht, sipas studios evropiane “Studiocanal”, e cila po e mbyll zyrën e saj në Londër si një masë paraprake kundër koronavirusit.

Zyra do të mbyllet për një periudhë dyjavore, duke filluar nga e hëna (16 mars).

“Një film që me siguri i pëlqen audiencës më të vjetër, studioja ka marrë vendim që të largohet shfaqja e filmit në këtë periudhë rreziku”, tha studioja.

Dhjetëra filma, festivale dhe ngjarje të organizuara po shtyhen dhe po anulohen për shkak të koronavirusit./Indeksonline/

Image result for The Secret Garden