75 Mall Live Search
16:59 / E Premte, 13 Mars 2020 / indeksADMonline

Kontrolli për koronavirusin, kufiri i Kosovës me Maqedoninë Veriore

Lëvizje të vogla janë parë sot në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë Veriore.

Megjithatë, kush është futur në shtetin tonë, i është nënshtruar një kontrolle mjekësore nga doktorët e doktoreshat nga Kaçaniku dhe Hani i Elezit.

Faqja lokale “Sje kaçanikli, nëse” ka publikuar disa fotografi të stafit mjekësor të këtyre dy komunave.

Qanije Luma, Argjenta Axhami dhe Hyrije Vogliqi-Thaçi, janë disa prej doktoreshave që po qëndrojnë qe disa orë në këtë pikë kufitare. /Indeksonline/