75 Mall Live Search
18:22 / E Premte, 13 Mars 2020 / indeksADMonline

Koronavirusi ndikoi në rritjen e divorcimeve në Kinë

Periudha në karantinë ka bërë të reflektojnë shumë çifte të martuarish në Kinë. Koha e gjatë që kanë kaluar me njëri-tjetrin i ka shtyrë ata drejt marrjes së një vendimi të rëndësishëm, të divorcohen.  Numri i divorceve pas përfundimit të vetë-izolimit është rritur ndjeshëm në Kinë duke qenë se çiftet kanë qenë më të detyruar se kurrë të qëndrojnë gjithë kohës me njëri-tjetrin.

Zyrat martesore kanë qenë të mbyllura për një kohë të gjatë dhe u rihapën më 1 mars. Që prej kësaj dite njerëzit mbajnë radhë për të skeduluar takimin e tyre në lidhje me divorcin. Si rezultat i pandemisë së koronavirusit, çiftet kanë qëndruar për një kohë të gjatë në shtëpi, gjë e cila ka shkaktuar shumë zënka dhe probleme mes tyre, një pjesë e mirë e të cilave po përfundon në divorce.

Fatmirësisht jo të gjithë çiftet që janë paraqitur nëpër zyra për të lënë takime, e kanë çuar gjer në fund vendimin për t’u divorcuar. Një pjesë e mirë e kësaj kërkese vjen si përgjigje impulsive e stresit të krijuar prej karantinës.

Pavarësisht përhapjes në të gjithë botën, Kina mbetet vendi më i prekur nga koronavirusi, origjina e të cilës ishte Wuhan.