75 Mall Live Search
18:03 / E Premte, 13 Mars 2020 / indeksADMonline

Enis Bardhi s’i frikësohet koronavirusit

Përfaqësuesi maqedonas i Levantes me origjinë shqiptare, Enis Bardhi, e ka dhënë një intervistë për të përditshmen spanjolle, Marca, për ta komentuar situatën aktuale në Spanjë lidhur me koronavirusin.

Federata e Futbollit e Spanjës ka vendosur që të suspendohen të gjitha ndeshjet e ligave për dy javët e ardhshme, për shkak të përhapjes së koronavirusit. I prekur nga ky vendim i Federatës është edhe Enis Bardhi, i cili thotë se s’është në panik, por bën të ditur se po tregohet i kujdesshëm, transmeton Gazeta Express.

Si po e përballoni këtë situatë?

Bardhi: Personalisht, unë s’jam në panik. Unë e kuptoj se duhet të kemi kujdes dhe po tentoj të jem i kudesshsëm. Të gjithë po flasin për këtë situatë dhe kurdo që ka diçka të re, ata na informojnë. Çdo ditë ka të infektuar të rinj. Por, ajo që e dreqos punën është moszhvillimi i ndeshjeve apo zhvillimi i ndeshjeve pa tifozë. Ne i luajmë ndeshjet për t’i bërë njerëzit të lumtur dhe, për momentin, duhet të jemi të kujdesshëm dhe t’i shmangemi infektimit.

Çfarë rekomandime ju ka dhënë klubi në këtë situatë?

Bardhi: Ata nuk ka kanë thënë të mos dalim jashtë, por ne duhet t’i shmangim vendet ku ka shumë nejrëz. Duhet ta mbash higjienën dhe të sigurohesh kur vendos të hash diku jashtë. Kjo është diçka që duhet ta bëjmë krejt. Këtë na e kanë thënë mjekët të gjithëve. Mos e mbyllni veten në shtëpi, por mos e teproni duke dalur deri sa të përmirësohet situata.

A është më mirë që ndeshjen të ndalen e jo të luhen pa tifozë?

Bardhi: Nuk më pëlqen që gjithçka të ndalet, sepse humbet kontuiniteti dhe gjërat e tillë. Por, duhet që planet të ndryshohen sepse të luash pa tifozët nuk është e njëjtë. Ata na mbështesin neve dhe futbolli është i bukur pikërisht shkaku i tyre. Pa tifozët, sporti profesionist nuk është i njëjtë.

A e humb të gjithë sharmin kështu futbolli?

Bardhi: Gjëja më e rëndësishme është shëndeti dhe që njerëzit të jenë mirë. Kjo është më e rëndësishme sesa futbolli.

Nëse liga suspendohet, çfarë bën një lojtar?

Bardhi: Por, a mund të stërvitemi? Ne do të tentojmë ta kompensojmë atë që e kemi humbur pa ndeshje duke luajtur me njëri-tjetrin në stërvitje. Ne tentojmë të mos humbin gjithçka që kemi fituar gjatë sezonit.

Si përgatitet dikush në aspektin psikologjik?

Bardhi: Tani duhet ta sillemi sikur të ishim lënduar. Pushon tre javë dhe pastaj tenton të kthehesh sa më i fortë që të jetë e mundur. Kjo është një mënyrë për ta motivuar veten dhe të mos ia vështirësosh vetes punën. Shfrytëzojeni këtë situatë për t’i parë gjërat më qartësisht dhe të marrësh diçka pozitive nga e gjitha kjo.

Ka shumë futbollistë profesionistë të infektuar….

Bardhi: Askush nuk është imun ndaj këtij virusi. Duhet të kesh kujdes, por të mos jesh në panik.