Ismet Munishi: Duhet të pezullohet Superliga e Kosovës

Janë regjistruar dy rastet e para me Koronavirus në Kosovë.
Në Superligën e Kosovës janë planifikuar të zhvillohen ndeshjet e kësaj jave nesër dhe pasnesër pa tifozë, por regjistrimi i rasteve të para nënkupton që këto ndeshje mund të mos zhvillohen fare.
Në lidhje me pezullimin e përkohshëm të garave në Superligë është deklaruar trajneri i mirënjohur kosovar, Ismet Munishi.
“Mendoj që duhet shumë seriozisht ti qasemi kësaj situate, sepse e pamë vendet që e neglizhuan koronavirusin si kaluan kemi shenbuj shumë, mendoj që duhet të vetëdijesohemi më shumë dhe të marim të gjitha masat e nevojshme” deklaroi fillimisht Ismet Munishi.
“Mendoj që duhet të pezullohet kampionati , deri në afatin e stabilizimit kemi shumë përgjegjësi duhet te reagojmë shpejtë” ka deklaruar Munishi për GazetaBlic.
“Nuk duhet te krijojmë panikë , por duhet të tregojmë disciplinë dhe kujdes të shtuar” përfundoi Munishi.
Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi nga Federata e Futbollit të Kosovës për këtë gjë.