75 Mall Live Search
19:21 / E Premte, 13 Mars 2020 / indeksADMonline

Doktoresha e AAK-së: Veproni, nuk mbrohet popullata me konferenca

Në Kosovë janë konfirmuar dy raste të virusit COVID-19, virus i cili tashmë është përhapur në shumicën e vendeve të botës.

Përmes një statusi në Facebook, kryetarja e Komisionit për Punë të Jashme dhe Diasporë, Time Kadrijaj ka kërkuar që të gjithë qytetarët të ju përmbahen masave që qojnë në parandalimin e këtij virusi.

Ajo poashtu ka thënë se populli nuk mbrohet me konferenca, por me veprime konkrete

Më poshtë statusi i saj i plotë:

Pas lajmērimit pēr dy raste të konfirmuara me Coronavirus, luten tē gjithë qytetarët të ju përmbahen udhezimeve të dhëna nga institucionet tona shëndetësore.

Ndiqni këto udhezime që ta kalojmē kētē epidemi me sa më pak viktima.

Një përkrahje nga qeveria për mjekët dhe pērsonelin shëndetësor që po qëndrojnë në vijat e para të frontit pa asnjë hezitim.

Pajisni spitalet e QKMF-të me uniforma, maska , dorza dhe materiale tjera mbrojtëse.

Nuk mbrohet popullata me konferenca po me veprime konkrete.

Respekt për mjekët dhe gjithë personelin shēndetësorë.