Apple i bashkohet kompanive të tjera teknologjike duke anuluar një konferencë

Apple tha se eventi i cili do të mbahet ende në një datë të papërcaktuar, do të ketë një eksperiencë plotësisht online.
Apple lajmëroi se konferenca e zhvilluesve të këtij viti Worldwide Developers Conference do të mbahet online për shkak të koronavirusit.
Apple tha se eventi i cili do të mbahet ende në një datë të papërcaktuar, do të ketë një eksperiencë plotësisht online.
Vendimi për këtë ndryshim erdhi për shkak të krizës shëndetësore që bota po kalon sot me koronavirusin. Shefi i marketingut të Apple Phil Schiller tha se më shumë detaje do të jepen në ditët enë vijim.
Apple do të dhurojë 1 milionë dollarë këtë vit për shkak se konferenca nuk do të mbahet. Tipikisht WWDC fillon me një prezantim të versioneve të reja të iOS, macOS, tvOS dhe watchOS ndërsa pjesa tjetër është prezantime për zhvilluesit.
Anulimi i këtyre konferencave shihet si një mënyrë për të reduktuar përhapjen e koronavirusit.