75 Mall Live Search
15:26 / E Shtunë, 14 Mars 2020 / indeksADMonline

Komuna e Prishtinës: Transporti publik do të vazhdojë

Komuna e Prishtinës përmes një postimi ka treguar që transporti publik në kryeqytet do të vazhdoj funksionimin.

Sipas tyre qytetarët kanë nevojë mirëpo ashtu është e nevojshme të ketë transport publik edhe nëse funksionon vetëm për stafin shëndetësor, shkruan IndeksOnline.

Postimi i plotë:

Ka një keqkuptim në lidhje me vendimin e qeverisë. Janë mbyll restorantet, pubet e kafeteritë dhe Qendrat Tregtare, që konsiderohen si aktivitete sociale pa të cilat mundemi të funksionojmë përkohësisht.

Vendimi NUK i mbyll krejt bizneset.

Shërbimet tona vazhdojnë të funksionojnë edhe pse mund të jenë të reduktuara.

Mos harroni se masa më e mirë është në duart e juaja e ajo është që ti reduktoni aktivitetet që nuk i keni të domosdoshme. Pra #rrNshpi në qoftë se nuk keni nevojë me dal.

Pas konsultimeve me Ministrin e Shëndetësisë dhe në bashkërendim të institucioneve, Transporti publik do të vazhdojë funksionimin sepse ka nevojë qoftë edhe në qoftë së funksionon vetëm për stafin shëndetësor. Edhe këtu me rekomandimik e njejtë, lëvizni vetëm në rast nevoje.

Shoqata e Taksive na ka informuar që anëtaret e shoqates Pasagjeri do të suspendojnë veprimtarinë përkohësisht duke filluar sot nga ora 15:00! I mirëkuptojmë dhe do të jemi në kontakt me shoqaten sipas nevojës.

Ju falemnderit! Së bashku e kalojmë më lehtë!