75 Mall Live Search
16:39 / E Shtunë, 14 Mars 2020 / indeksADMonline

Në Prizren shpërfillet Qeveria, bizneset afariste të hapura

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim dje që të mbyllen kafeteritë, baret, pabet dhe restorantet, qendrat tregtare me përjashtim të farmacive dhe marketeve ushqimore, shkruan IndeksOnline.

Por siç duket në Komunë e Prizrenit nuk janë duke e përfillur këtë vendim.

Në një video të  siguruar nga IndeksOnline shihet se bizneset afariste janë të hapura dhe kanë vazhduar punën sikur zakonisht.

IndeksOnline mëson se edhe disa nga kafiteritë dhe restaurantet janë të hapura në këtë komunë.

Vendimi i Qeverisë për mbylljen e këtyre erdhi si masë mbrojtëse kundër përhapjes së koronavirusit.

Kujtojmë se ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, vazhdimisht këshillon qytetarët e Kosovës që të mos i frekuentojnë vendet e mbyllura dhe ku ka shumë njerëz./IndeksOnline/