75 Mall Live Search
17:00 / E Shtunë, 14 Mars 2020 / indeksADMonline

Po harxhohen maskat dhe dezinfektuesit në Fushë Kosovë? Banorët në frikë

Që nga marrja e masave nga Qeveria e Kosovës ndaj pandemisë së koronavirusit, kosovarët kanë filluar që të furnizohen me gjërat elementare në shtëpitë e tyre, shkruan IndeksOnline.

Përveç gjërave ushqimore, qytetarët po pajisen edhe me barna të ndryshe, maska, dorëza dhe dezinfektues.

Një qytetare për IndeksOnline ka thënë që në Fushë Kosovë kanë filluar që të harxhohen disa produkte ne barnatore.

Sipas tij, në katër barnatore në Fushë Kosovë nuk janë gjendur maska dhe dorëza.

Ndërsa për dezinfektues kanë thënë se kanë sasi të limituar./IndeksOnline/