75 Mall Live Search
17:18 / E Shtunë, 14 Mars 2020 / indeksADMonline

Punëtorët teknikë, vëzhguesit dhe komisionerët hezitojnë të punojnë për zgjedhje në Podujevë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve momentalisht është duke mbajtur mbledhje.

IndeksOnline mëson nga burimet se punëtorët teknikë, vëzhguesit dhe komisionerët hezitojnë të punojnë për zgjedhje neset, në Podujevë.

Për këtë shkak është mbledhur KQZ-ja.

Pas tri rasteve të konfirmuara me COVID-19 është rekomanduar pezullimi i zgjedhjeve në Komunën e Podujevës. Kjo është bërë nëpërmjet një njoftimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë.

“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë dhe Komiteti për Monitorimin e Sëmundjeve Ngjitëse rekomandon pezullimin e përkohshëm të zgjedhjeve në Podujevë”, thuhet në njoftimin që i ka shkuar Presidentit Hashim Thaçi.

Po ashtu, IndeksOnline raportoi para pak çastesh se KQZ-ja pritet të anuloj zgjedhjet e 15 marsit për kryetar të komunës së Podujevës./IndeksOnline/