75 Mall Live Search
18:21 / E Shtunë, 14 Mars 2020 / indeksADMonline

Kryeministri i Japonisë tregon se a po rrezikohen lojërat olimpike ‘Tokio 2020’?

Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe ka thënë se Lojërat Olimpike “Tokio 2020” do të mbahen ashtu si është planifikuar, prej 24 korrikut deri më 9 gusht, me gjithë brengat për koronavirusin që ka bërë të shtyhen shumë ngjarje sportive në botë.

Abe ka shtuar se Komiteti Olimpik Ndërkombëtar do të ketë vendimin përfundimtar nëse “Tokio 2020” do të mbahet sipas planit.

“Ne do të tejkalojmë përhapjen e virusit dhe do të organizojmë Olimpiadën pa probleme, ashtu siç është planifikuar”, ka thënë Abe, përcjell BBC.

Japonia ka pasur 1423 persona të prekur nga koronavirusi dhe 28 të vdekur.

Ngjarje të shumta kualifikuese për Tokio 2020 janë pezulluar së fundi. Por ka të tilla që po mbahen. Të shtunën nisi turneu kualifikues evropian në boks, që po mbahet në Londër. Ka pasur raportime të shumta që Olimpiada mund të shtyhet për shkak të koronavirusit.