75 Mall Live Search
18:26 / E Shtunë, 14 Mars 2020 / indeksADMonline

Selimi ia kthen Haradinajt: S’ke kulturë, nuk po e din në çfarë situate është Kosova

Daut Haradinaj nga koalicioni AAK-PSD në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit e ka quajtur shefin e grupit parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimin, mashtrus i madh.

Ndërsa, Rexhep Selimi ka thënë se Haradinajt i ka munguar dy gjëra gjatë fjalimit.

Sipas deputetit të VV-së deputeti Haradinaj s’ka vetëdije për situatën nëpër të cilën po kalon vendi, ndërkohë ka thënë se ka edhe mungesë të kulturës së shprehjes.

“Daut janë dy gjana që po të mungojnë momentalisht: vetëdija se në çfarë situate është Kosova dhe e dyta po të mungon kultura e shprehjes.

Nuk të shkon as për ftyre as për karakterin tënd me u shpreh ashtu. Ti ishte po ashtu i pasaktë dhe ti nuk shprehe vullnet që ta përkrahni idenë tonë.

Nëse kërkoni që ju t’i përgjigjemi situatës ne nuk mund të përgjigjemi pa buxhet”, ka thënë ai.