75 Mall Live Search
19:46 / E Shtunë, 14 Mars 2020 / indeksADMonline

Tiranë, banorët dalin në dritaret e banesave dhe duartrokasin për doktorët dhe infermierët

Në një video të publikuar shihet se si banorët e Tiranës me veprimet e tyre kanë dashur të tregojnë mirënjohjen që kanë për ‘luftën’ që po e bëjnë doktorët e infermierët me koronavirusin.

Banorët e Tiranës kanë dalur në dritaret e banesave të tyre ku kanë duartrokitur mjekët e infermierët për punën e tyre që janë duke e bërë, shkruan IndeksOnline.

Tashmë koronavirusi është përhapur në shumë vende të botës kurse së fundmi në Kosovë ka shkuar në 5 numri i personave të infektuar.