Krasniqi për mocionin e buxhetit: LVV-LDK na preu në besë

Memli Krasniqi, nga Partia Demokratike e Kosovës, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, e ka akuzuar kryeparlamentaren Vjosa Osmani pasiqë e ka liruar sallën e Kuvendit.
Krasniqi për kalimin e buxhetit me procedurë të përshpejtuar, ka thënë se koalicioni LVV-LDK i ka prerë në besë deputetët.
Ai shtoi tutje se kjo nuk ka ndodhur asnjëherë më parë sa ishte ne krye Kadri Veseli.
“Është përkeqardhje që kryetarja e Kuvendit iki prej seancës pasi që ajo është e zoja e shtëpisë këtu, edhe nëse krejt deputetët kanë ardh sot me një paralajmërim disaorësh plus në ditën e shtune, ajo do duhej të ishte këtu sepse përgjegjësinë për degjenerimin total e kësaj seance e ka Vjosa Osmani.
Është hera e parë sot që e keni nis sot mbrapsht seancën. Na keni kërku dje miratimin jau kemi dhënë.
Keq që so kryetarja pasiqë u mundu me ba një dallim me kryetarin e kalum, Kadri Veselin. Por atij kurr nuk i ka ndodh një gjë e tillë. Nja 34 seanca i ka lyp dhe të gjitha janë majt.
Keq që një kryetare që ka dasht me dhanë një shembull të mirë, e ka nis shumë mbrapsht.
Nëse ka diqka që populli shqiptar është e konsideron si vlerë është besa, fjala e majtun.
E ju sot si koalicion pa fije turpi sot na prejt në besë.Pra ju publikisht e konfirmut që jeni besë premë, ju qoftë për ner, por kjo nerë nuk është”, ka thënë ai.
Ndiqeni fjalimin e plotë: