Qytetarët e Kosovës që janë jashtë vendit mund të thërrasin në këta numra për këshilla!

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka bërë të ditur se të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që ndodhen jashtë vendit dhe kanë nevojë për këshilla për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi mund të thërrasin në Ambasadën apo Konsullatën e Republikës së Kosovës në vendin ku ndodheni.
Por, ju mund të thirrni edhe në : +383 45 897 897 dhe +383 45 362 216./IndeksOnline/
