E rrah motrën, ndalohet në polici një person në Ferizaj

Në Ferizaj, dje rreth orës 15:00 është arrestuar një mashkull shqiptar pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës- motrës së tij femër.
Viktima ka marrë tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj dhe është liruar.
Me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë./Indeksonline/