75 Mall Live Search
12:28 / E Diele, 15 Mars 2020 / indeksADMonline

Konfirmohet lojtari i parë me koronavirus në La Liga

Koronavirusi depërton edhe tek lojtarët e La Ligas.

Është mbrojtësi i Valencia, Ezequiel Garay ai që ka lajmëruar se është pozitiv në Covid-19.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë lojtari përmes llogarisë së tij në ‘Instagram’, ku ka njoftuar tifozët.

Ky është rasti i parë në La Liga që një lojtar preket me koronavirus. Deri më tani, Bundesliga, Premierliga dhe Serie A kanë pasur raste të konfirmuara.