75 Mall Live Search
16:25 / E Diele, 15 Mars 2020 / indeksADMonline

Drenasi konfirmon se s’ka të prekur nga koronavirusi në këtë komunë

Komuna e Drenasit ka demantuar lajmin që në këtë komunë ka tri raste me koronavirus. Derisa ka bërë apel që për shkak të gjendjes së krijuar, mos të shpërndahen informacione të pavërteta, përcjellë Indeksonline.

Ky është njoftimi:

NJOFTIM

Shtabi Emergjent i Komunës së Drenasit demanton informacionin e përhapur se në Drenas janë paraqitur tri raste të infektuar me virus COVID-19.

Shtabi Emergjent në koordinim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, demanton këtë informacion të rrejshëm dhe të paverifikuar.

Shpërndarja e informacioneve të pavërteta nuk i kontribuojnë gjendjes aktuale dhe shkakton panik të panevojshëm të qytetarët.

Ju lutemi që informacionet zyrtare, korrekte, dhe të verifikuara t’i merrni nga Shtabi Emergjent apo IKSHP, dhe jo nga faqet e ndryshme në rrjetet sociale.