Komuna e Mitrovicës shton masat parandaluese ndaj koronavirusit

Kryetari i komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri, përmes një postimi të bërë në rrjetin social Facebook, ka treguar se tashmë janë shtuar masat parandaluese ndaj koronavirusit në këtë komunë.
Ky është postimi i plotë:
• Komuna e Mitrovicës shton masat parandaluese ndaj koronavirusit COVID-19 •
Në mbledhjen urgjente me Bordin e Drejtorëve, ku i pranishëm ishte edhe komandanti i Stacionit Policor në Jug, Ahmet Xhosha, kam këto vendime:
1. Reduktimin e stafit komunal nga secila drejtori përkatëse.
2. Mbylljen e të gjitha hoteleve dhe moteleve që
veprojnë në qytetin e Mitrovicës.
3. Mbylljen e Gjellëtoreve, Qebaptoreve,
Byrektoreve dhe Fast Food.
4. Të bëhet çdo ditë pastrimi dhe larja e sheshit,
rrugëve të qytetit si dhe hapësirat përgjatë Liqenit Akumulues.
5. Dezinfektimi i të gjitha objekteve të hapësirave
publike dhe ndërmarrjeve publike.
Po ashtu gjatë kësaj mbledhje kemk bërë edhe përcaktimin e dy objekteve për raste emergjente: Qendrën Multifunksionale “Omni Sport” dhe Palestrën Sportive “Minatori”, lidhur me trajtimin e personave eventual të dyshuar me koronavirus COVID-19.