75 Mall Live Search
19:09 / E Diele, 15 Mars 2020 / indeksADMonline

Pa tifozë, pa gola dhe pa fitues, përfundon derbi i Stambollit

Ka përfunduar pa fitues ndeshja e Superligës turke në mes të Galatasaray dhe Beshiktash që u zhvillua në “Turk Telekom”.

Dy gjigantët turk barazuan pa gola në një ndeshje që u zhvillua pa praninë e tifozëve për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Galatasary e kishte posedimin e topit dhe rastet për të shënuar por nuk arriti të konkretizoj asnjëherë.

Pas këtij barazimi, Gallata mbetet në pozitën e tretë me 50 pikë, tri pikë më pak se Trabzonspor dhe Basaksehir. /IndeksOnline/