75 Mall Live Search
23:25 / E Diele, 15 Mars 2020 / indeksADMonline

Trajneri italian i Gjilanit: Nuk largohem nga Kosova, respektoj kontratën

Trajneri kondicional i Gjilanit, Corrado Saccone ka thënë se nuk do të largohet nga Kosova edhe pas paraqitjes së koronavirusit.

Ai ka thënë se do të respektoj kontratën me klubin pavarësisht rrethanave në të cilën gjendet vendi.

“Deri të shtunën ishte çdo gjë mirë, më pas kur u konfirmuan rastet e para u bllokua gjithçka. Këtu ka varfëri dhe nuk ka mjete për të shmangur përhapjen e epidemisë apo për të kuruar të gjithë rastet. Ndaj, njerëzit duhet të bëjnë kujdes. Por, nuk largohem, kam kontratë dhe e respektoj”., ka thënë Saccone për mediat italiane.

“Nëse shoh jashtë nuk shoh asgjë! Vetëm fusha. Jam me fat në një farë mënyre, sepse nuk kam komshinj. Por, frika ekziston. Edhe pse këtu në Gjilan ka vetëm një spital infektiv”, ka vazhduar italiani.

Saccone ka qenë trajner kondicional te Napoli dhe ka punuar me trajnerë të mëdhenj si Mazzarri, Benitez dhe së fundi me Sarrin. /IndeksOnline/