75 Mall Live Search
13:41 / E Hënë, 16 Mars 2020 / indeksADMonline

Atë çfarë e tha deputetja kosovare, e konfirmoi edhe shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Kosovën

Gjatë ditës së sotme, deputetja nga radhët e PDK-së Ariana Musliu- Shoshi, i ka drejtuar tri kërkesa ndaj institucioneve në mënyrë që të  ndihmojnë  në gjendjen e krijuar në terren pas përhapjes së koronavirusit edhe në Kosovë. Ajo ka kërkuar që të vendoset shtyrja e kredive për tre muaj, vendosjen e ambulantave dhe spitaleve private, bashkë me pajisjet e tyre në shërbim të Ministrisë së Shëndetësisë, kompensimin e stafit mjekësor,policinë dhe të gjithë atyre  për punën jashtë orarit që po e bëjnë, shkruan IndeksOnline.

Sipas Musliu-Shoshit, institucionet e vendit nuk po bëjnë sa duhet,që të  menaxhohet situata në mënyrën më të mirë të mundshme.

Statusi i plotë deputetës Musliu Shoshi:

Në vijë me deklaratën e saj qëndron edhe shefi i organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë, Skender Syla.

Ai ka thënë përmes një statusi në facebook e vetizolimi vullnetar nuk është duke u zbatuar. Ai ka kërkuar që të gjenden mekanizma të tjerë për zbatimin rigoroz të tij.

Syla ka ftuar institucionet që të bëjnë më shumë para se të ketë raste të tjera të të prekurve, e pastaj dhe situata mund të vështirësohet.

“Vetëizolimi vullnetar si duket nuk është zbatuar. Duhet gjetur mekanizma të tjerë për zbatimin rigoroz të tij. Veproni shpejt dhe mos e leni zjarrin që të shpërndahet në shumë vatra. Atëherë do të jetë shumë më vështirë”, ka shkruar ai./IndeksOnline/