Vazhdojnë pritjet e gjata për miell, tashmë edhe në Gjilan

Që nga konfirmimi i disa rasteve me koronavirus në Kosovë, qytetarët kanë filluar të furnizohen me miell.
Mirëpo për tu furnizuar me miell qytetarët janë duke pritur edhe me orë të tëra.
Në një video të siguruar nga IndeksOnline shihet kolona e gjatë e veturave në fabrikën e miellit në Gjilan, ku sipas lexuesve këto kolona janë të gjatë deri në 2 kilometra.
Ndërsa nga institucionet vazhdimisht është duke u treguar që në Kosovë nuk ka mungesë të produkteve ushqimore dhe po kërkohet të mos bëhet panikë./IndeksOnline/.