75 Mall Live Search
18:53 / E Hënë, 16 Mars 2020 / indeksADMonline

Emocionuese, futbollisti me koronavirus përshëndet të dashurën përmes dritares

Ezequiel Garay prej disa ditësh është vetizoluar.

Ish-lojtari Real Madridit ka dalë pozitiv me koronavirus dhe po qëndron i vetëm për të mos përhapur këtë virus vdekjeprurës.

Sido që të jetë, ai gjen ngushëllim nga familjarët që i afrohen te dritarja për t’i treguar dashurinë që kanë për lojtarin që ta mposhtë sa më parë sëmundjen që po merr mijëra jetë njerëzish.

Fotografin e ka publikuar vet lojtari në Instagram ku ka shkruar: “Ajo është gjithmonë me mua çfarëdo që ndodhë, të dua zemra ime”, duke iu referuar bashkëshortes që i dhuron puthje nga xhami.