75 Mall Live Search
19:03 / E Hënë, 16 Mars 2020 / indeksADMonline

Flet kapiteni i Prishtinës, tregon gjendjen e krijuar pas koronavirusit

Kapiteni i FC Prishtinës, Armend Thaqi e ka komentuar situatën e krijuar në futbollin e Kosovës për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Deri më tani në vendin tonë janë infektuar 15 persona, ka bërë me dije Ministria e Shëndetësisë.

Për këtë shkak, Qeveria e Kosovës ka vendosur që ta pezullojë edhe futbollin në Kosovë, një praktikë që është përdorur tashmë nga shumë vende evropiane.

Në një bisedë me Zëri.info, Armend Thaqi shpreson që kjo situatë të kalojë sa më shpejtë

“Kjo është një situatë e jashtëzakonshme, jo vetëm në futboll, por edhe te të gjithë njerëzit. Shpresojmë që sado pak të kalojë dhe të qetësohemi të gjithë”, ka thënë Thaqi.

Tutje, ai ka treguar se po vazhdon të stërivtet në mënyrë individuale për ta mbajtur formën.

“Normalisht, unë po vazhdoj me stërvitje individuale për të mbajtur formën. Me disa ushtrime, disa vrapime për të mbajtur muskujt në punë pasi dallon puna në ekip dhe ajo individuale”, tregon më tej Thaqi për Zëri.info, duke shtuar:

“Këta janë kushtet dhe duhet të nxjerrim maksimumin nga kjo situatë”, përfundoi Thaqi.