Komuna e Pejës bën thirrje për bashkësitë lokale që të kontaktojnë personat që kanë ardhur nga shtetet e BE-së shkaku i Covid-19

Komuna e Pejës përmes një njoftimi ka kërkuar nga bashkësitë lokale në fshatrat e komunës së Pejës që të kontaktojnë personat që kanë ardhur kohëve të fundit nga vendet e Bashkimit Evropian.
Petrit Loci, udhëheqës i planit emergjent me këtë njoftim të lëshuar ka bërë thirrje që të verfikohen këta persona, shkruan IndeksOnline.
Këto masa sipas këtij njoftimi janë duke u bërë me qëllim që të parandalohet shpërndarja e virusit Covid-19.
Postimi i plotë:
NJOFTIM
Kumuna e Pejës bënë thirrje kryetarëve të bashkësive lokale në fshatrat e komunës tonë që të bëjnë evidentimin dhe kontaktimin e përsonave të mundshëm të ardhur ditëve të fundit nga shtete të Bashkimit Evropain dhe shtete tjera te prekura nga Covid-19 dhe ti lajmrojnë në Qendrat më tê afërta shëndetësore për të kryer procedurat e verifikimit dhe regjistrimit me qëllim parandalimin e shpërndarjes së mundshme të ketijë virusi. Dr.Petrit Loci Udheheqes i planit emergjent ne Peje