Koronavirusi dëmton keq financiarisht pronarin e Chelsea

Pasuria neto e
bosit të Chelseat, Roman Abramovich ka pësuar një rënie rekord prej 2.4
miliardë paundësh vetëm gjatë vitit 2020.
Pandemia e Koronavirusit e i ka shkaktuar miliarderit rus një
dëm kolosal financiar.
Abramovich, i cili bleu klubin e Çelsit në vitin 2003 zotëron
një pasuri prej 10.95 miliardë paundësh.
Sipas “Moscow Times”, miliarderët e Rusisë kanë
humbur në total 50.6 milionë paund gjatë 3 muajve të parë të këtij viti.
Vetë presidenti rus Vladimir Putin ka humbur 2.8 miliardë
sterlina, ndërsa humbjet e Abramovich kanë shkuar deri në 2.4 miliardë paund.
Shkaku i këtyre humbjeve të manjatit të naftës janë bërë
efektet e Covid-19 në tregjet financiare. 53-vjeçarit i është ndaluar të hyjë
në Britani që prej vitit 2018.
Gjatë kësaj kohe që Abramovich nuk ka hyrë në ishull, ai
është pajisur edhe me pasaportë izraelite.