75 Mall Live Search
15:19 / E Martë, 17 Mars 2020 / indeksADMonline

Thaqi siguron maska, dorëza e alkool higjienik për punëtorët e KEK-ut, krenohet me punën që po e bëjnë

Drejtori Menaxhues i KEK-ut, Njazi Thaqi, ka njoftuar se sot është siguruar edhe një kontingjent me maska, dorëza dhe alkool higjenik për punëtorët e kësaj ndërmarrjeje.

Ai u ka kërkuar falje punëtorëve që deri më tani nuk ka pasur sasi të mjaftueshme për të gjithë punëtorët, por siç ka thënë ai, kjo ka qenë si pasojë e mungesës në treg të këtyre gjërave.

“Sa kemi pasur mundësi deri me tani kemi siguruar duke blerë me pakicë. Ky kontingjent qe ka arritur tani nuk është i mjaftueshëm për përudha afatgjate por janë të mjaftueshme për disa ditët e ardhshme”, ka deklaruar Thaqi, shkruan AktivPress.

Gjatë kësaj kohe, sipas tij, do të bëhet përpjekje për të siguruar edhe sasi të tjera në mënyrë që të sigurohet mbrojtje maksimale për parandalimin e prekjes nga koronavirusi.

Thaqi u ka bërë thirrje punëtorëve për disiplinë dhe përkushtim maksimal në respektimin e rregullave për mbrojtje nga kjo epidemi.

“Jam krenar me të gjithë ju qe me punë dhe përkushtim maksimal po i arrimë objektivat pavarësisht situatës”, ka thënë ai.