Njohësi i çështjeve të sigurisë: Të shpallet gjendje e jashtëzakonshme

Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh Drejtor Ekzekutiv Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC), sot ka kërkuar që të shpallet gjendje e jashtëzakonshme.
Sipas tij koordinimi më i mirë ndërinstitucional është më së i nevojshëm në këtë fazë.
“Shpallja e emergjencës për shëndetin publik nuk mjafton. Është evidente se virusi po përhapet dhe po zgjerohet në territorin e Kosovës. Koordinimi më i mirë ndërinstitucional është më së i nevojshëm në këtë fazë.
Shtete shumë më të zhvilluara se ne, dhe me resurse e kapacitete mjekësore shumë më të avancuara kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.
Përsonalisht mendoj se ne veq jemi vonuar në këtë aspek”, ka thënë ai./IndeksOnline/