75 Mall Live Search
17:04 / E Martë, 17 Mars 2020 / indeksADMonline

Bahtiri pas përleshjes në Mitrovicë: “Askush s’guxon me u ndi, ecni krejt në shpi!”

Pas një përleshje në mes dy grupeve të qytetarëve nga jugu dhe veriu i Mitrovicës, përveq Policisë, në vendin e ngjarjes ka dal edhe kryetari Agim Bahtiri.

Kjo përleshje ndodhi sot në lidhje me ndërtimin e një ure improvizuese mbi lumin Ibër, e cila ndodhet afër urës kryesore, raporton IndeksOnline.

IndeksOnline ka siguruar video nga vendi i ngjarjes ku shihen një grumbull i madh i njerëzve duke u përleshur verbalisht, edhe në praninë e Bahtiri.

Ai aty ka thënë që të pranishmit të largohen dhe të shkojnë në shtëpi.

“Askush s’guxon me u ndi, ecni krejt në shpi!”, dëgjohet teksa thotë me ton të lartë.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth mesditës, derisa kompania “Lirigzoni” ishte duke kryer punimet në vazhdimin e projektit të liqenit akumulues, përkatësisht rregullimin e sipërfaqeve buzë Ibrit, nga të dyja pjesët e saj./IndeksOnline/