75 Mall Live Search
17:36 / E Martë, 17 Mars 2020 / indeksADMonline

Dragashi vizitohet nga ministrja kosovare, i premtohet ndihmë

Ministrja e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal Emilija Redžepi ka vazhduar vizitën e radhës në komunën e Dragashit, ku është takuar me përfaqësuesit më të lartë të komunës për të diskutuar situatën aktuale.

Në komunën e Dragashit nuk ka asnjë rast të shfaqur me Coronavirus COVID – 19, por që kërkohet të merren të gjitha masat preventive.

Komuna e Dragashit e ka themeluar Shtabin Emergjent dhe i kanë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme.

Ministrja Redžepi ka siguruar kryetarin e komunës se do të adresojë kërkesën tek Ministria e Shëndetësisë për tu pajisur me pajisje mbrojtëse dhe higjienike.