Pacolli: Për tre javë do të qëndroj me familjen time, po rimarrë kohën kur s’isha me ta

Ish-zëvëndëskryeministri i Kosovës njëherit, ish-ministri i Punëve të Jashtmë Behgjet Pacolli, përmes një postimi të bërë në llogarinë Facebook, ka bërë një apel për të gjithë qytetarët përmes një mesazhi ndërgjegjësues për situatën e krijuar pas koronavirusit.
Ai ka treguar që në këtë kohë, ai po qëndron afër familjes e këtë do ta bëj edhe për tre javë me radhë.
“Ky virus pandemik shkaktoi gjithçka. E vetmja gjë e mirë është bashkimi familjar. Edhe tani, për tre javë, unë do të qëndroj me familjen time në emër të Zotit dhe do të përpiqem të rimarrë kohën kur nuk mund të isha me ta.
Sot ishte në rend Armani…”, ka shkruar Pacolli.
