75 Mall Live Search
00:20 / E Mërkurë, 18 Mars 2020 / indeksADMonline

Veliu i kundërpërgjigjet Abazit: Nuk është e vërtetë që kemi bisedu për propozimin e presidentit Thaçi!

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka hedhur poshtë deklaratat e zëvendëskryeministrit Haki Abazi se kinse ka pas dakordime me LDK-në për mos pajtim me vendimin e presidentit Hashim Thaçi, për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

“Jo nuk është e vërtetë. Asnjëherë nuk është bisedu për këtë çështje”, ka thënë shkurt për Indeksonline Veliu.

Kujtojmë faktin se kryeministri Albin Kurti, nuk është pajtuar me propozimin e presidentit Thaçi që të shpallet gjendje e jashtëzakonshme, pas situatës së krijuar me pandeminë Covid-19./Indeksonline/