75 Mall Live Search
08:12 / E Mërkurë, 18 Mars 2020 / indeksADMonline

Këngëtari i njohur kosovar konfirmon se është infektuar me koronavirus

Mbrëmë burimet e Indeksonline mësuan se për çiftin nga Gjakova që dolën pozitiv me koronavirus, bëhet fjalë për këngëtarin Muhamet Sejdiu dhe gruan e tij.

Këngëtari Muhamet Sejdiu është një nga dy të infektuarit me koronavirus që erdhën sot nga Gjermania dhe kjo tashmë është zyrtare.

Ai dhe bashkëshortja e tij janë diagnostifikuar me pandeminë që tashmë po shënon përhapje të madhe.

Këtë e ka konfirmuar edhe vet këngëtari në një prononcim për gazetenblic. I pyetur se a është e vërtetë që ai veçse është i prekur nga ky virus, këngëtari u përgjigj shkurt duke thënë: “Po, është e saktë”.