75 Mall Live Search
14:56 / E Mërkurë, 18 Mars 2020 / indeksADMonline

Haradinaj: Situatën e krijuar ta trajtojmë me seriozitet, duhet unfikim dhe angazhim

Ish-kreu i  Qeverisë, njëherit kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj përmes një postimi të bërë në faqen zyrtare Facebook, pa dashur të komentojë përplasjet e fundit të koalicionit VV-LDK, ai ka thënë se krijuar me koronavirus kërkon vigjilencë në të gjitha nivelet e institucioneve, transmeton Indeksonline.

Ai më këtë rast ka përgëzuar edhe institucionet që me vetëmohim po i ndihmon qytetarët, derisa ka kërkuar unifikim nga instancat shtetërore.

Ky është postimi i plotë:

Situata e krijuar me COVID – 19 kërkon vigjilencë në të gjitha nivelet e institucioneve. Këtë situatë duhet ta trajtojmë me seriozitetin më të madh. Me këtë rast dëshiroj t’i përgëzoj të gjitha institucionet e vendit që me vetëmohim po i ndihmojnë qytetarët.

Kjo situatë kërkon unifikim dhe angazhim të të gjitha instancave shtetërore.

Zbatimi i vendimeve është në shërbim të ruajtjes së shëndetit të qytetarëve.