Situata prej koronavirusit ka bërë që të anulohet Festivali Europian i Këngës për këtë vit. Eurovision 2020 pritej që të mbahej në Rotterdam.
Lajmin e ka konfirmuar vetë Drejtori Ekzekutiv i festivalit,
Jon Ola Sand. Në një deklaratë zyrtare ai thotë se e jep këtë lajm me
hidhërimin më të thellë.
“Paqartësia e krijuar nga përhapja e COVID-19 në të gjithë
Europën dhe të gjitha kufizimet e ndërmarra nga qeveritë pjesëmarrëse, por edhe
nga ato holandeze, do të thotë që Bashkimi për Transmetim Europian (EBU) ka
marrë vendimin e vështirë që eventi të mos vazhdojë ashtu siç ishte
planifikuar. Shëndeti i artistëve, stafit, fansave dhe vizitorëve si dhe
situata në Holandë, Europë dhe botë janë arsyeja pse morëm këtë vendim”, tha
Sand.
Sand u shpreh se po vazhdojnë diskutimet nëse Eurovisioni
mund të organizohet vitin e ardhshëm në Rotterdam. Shqipërinë do ta
përfaqësonte në Eurovision Arilena Ara.