Hoti: Sot Kurti nuk e ka shkarkuar Veliun, por veten e tij. Keq për të!

Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës Avdullah Hoti, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka reaguar në lidhje me ngjarjet e fundit, përplasjet mes LDK-së dhe VV-së, për shkak të shkarkimit të ministrit Agim Veliu, përcjellë Indeksonline.
Hoti ka thënë se vëmendja e tyre ka qenë tek menaxhimi i situatës dhe jo tek lojërat politike. Derisa vendimin e Kurtit e quajti si pasojë e mungesës totale të përgjegjësisë institucionale ndaj situatës së krijuar dhe mungesës së etikës së bashkëpunimit me partnerë.
Ky është postimi i plotë i Hotit:
Vëmendja jonë ka qenë
dhe është tek menaxhimi i situatës, jo tek lojërat politike.
Vendim i Kurtit tregon mungesë totale të përgjegjësisë
institucionale dhe ndjeshmërisë ndaj situatës nëpër të cilën po kalojmë si
shoqëri, por edhe të mungesës së etikës në bashkëpunim me partnerë.
LDK-ja funksionin ndryshe, si në parti ashtu edhe në
institucione. Zyrtarët e saj shfaqin lirshëm mendimin e tyre mospajtues me
udhëheqësin, por ata në të njëjtën kohë janë të përgjegjshëm ndaj detyrave që
kanë.
Duket qartë se Kurti nuk funksionon kështu. Keq për të.
Sot Kurti nuk e ka shkarkuar z.Veliu, por veten e tij, duke
ikur kështu nga përgjegjësitë shtetërore ndaj qytetarëve në një moment të
vështirë për të gjithë.