Osmani pret në takim ambasadorin amerikan, diskutohet për zhvillimet politike dhe koronavirusin
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.
Në këtë takim u bisedua për zhvillimet e tanishme politike dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar për të luftuar virusin COVID-19./Indeksonline/