Hysni Klinaku me të birin argëtojnë publikun me një këngë nga karantina

Pasi virusi COVID-19 ka pushtuar pothuajse gjithë botën, shumica e popullsisë nga e gjithë botë janë izoluar, duke qëndruar nëpër shtëpitë e tyre.
Derisa shumica po qëndrojnë në shtëpitë e tyre, është e mirëpritur çdo situate që mund ti argëtoj ose ti relaksoj publikun, përmes mediave sociale, shkruan Indeksonline.
Këngëtari i njohur shqiptar Hysni Klinaku, së fundmi ka sjellë një këngë të bukur në bashkëpunim me djalin e tij, e që është pritur mjaft mirë nga publiku.
“Nga karantina edhe unë e Valsi një këngë për ju”, ka shkruar ai përkrah videos që e ka shpërndarë. /Indeksonline/