75 Mall Live Search
18:37 / E Mërkurë, 18 Mars 2020 / indeksADMonline

Mbledhja e LDK-së, arrin edhe Vjosa Osmani

Pas vendimit të kryeministrit Albin Kurti për shkarkimin e ministrit të Brendshëm dhe të Administratës Publike, Agim Veliu është mbledhur Lidhja Demokratike e Kosovës.

Lideri i LDK-së Isa  Mustafa ka thirrur mbledhje të Kryesisë së partisë.

Tashmë në hotelin ku edhe po mbahet kjo mbledhje ka arritur edhe nënkryetarja e partisë njëherësh Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, raporton Indeksonline.

Duhet përkujtuar që Kurti u arsyetua se shkarkimin e Veliut e bëri për shkak të një deklaratë të tij të dhënë në media.

Se çfarë do të ndodhë me koalicionin pak mujorë në mes VV dhe LDK-së mbetet të shihet ën zhvillimet në vazhdim.

Derisa vendi po përballet me një pandemi që ka shqetësuar gjithë botën si COVID-19, partitë gjetën kohë edhe për probleme në mes vete./Indeksonline/