Ramush Haradinaj për Indeksonline: Nesër vendosim!

Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur sot që të ngrisë një mocion mosbesimi për Qeverinë Kurti, pjesë e së cilës janë edhe vetë këta të fundit.
Lidhur me këtë Indeksonline ka kontaktuar liderin e AAK-së, ish kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj se si do të vendosin për këtë mocion.
“Nesër do të vendosim”, tha shkurt Haradinaj për Indeksonline.
Mbetet të shihet se si do të votojë ndaj këtij mocioni partia e AAK-së kur mocioni të hidhet në Kuvendin e Kosovës./Indeksonline/