Kurti për mocionin e LDK-së: Do të presim çfarë bëjnë, e çfarë veprojnë më pas përgjigjemi!

Kryeministri Albin Kurti deklaroi se do të pres çfarë janë hapat që merr LDK në vazhdim e më pas do të përgjigjen lidhur me mocionin e ngritur nga ta.
Ai tha se tani për tani detyra e Qeverisë është të përkushtohet sa më shumë në parandalimin e COVID-19.
“Kam thënë dhe e them se e kemi LDK-në partner dhe e kemi në koalicion qeverisë dhe duam ta kemi atë por nuk besoj se LDK do të duhej të identifikohet deklaratën e mbrëmshme.A jeni për gjendje të jashtëzakonshme, po sigurisht.Nuk mundet ministri të shpallë gjendje të jashtëzakonshme në mesnatë dhe nuk do të duhej të identifikohej me deklartën në mesnatë të njërit ministër i cili nuk mban atë qëndrim në mbledhje të brendshme e pastaj del kundër kryeministrit. Kur ishim në negociata për koalicionin qeverisës e kemi thënë shumë qartë se duam bashkëpunim dhe duam respektim dhe për këtë e kemi marrëveshjen me tekst e poashtu edhe programin qeverisës tash.S’mund të thuash hiqet tarifa e hiqet reciprociteti, nuk është dashur të pranosh programin qeverisës nëse do të hiqet tarifa duke braktisur reciprocitetin. Dua bashkëpunim edhe më tutje, por duke respektuar marrëveshjet edhe në frymën edhe në germën e tyre.Nuk mundet një ministër t’ia mbajë hisen një ideje të presidentit, i cili disi u zbaps sot. I cili nuk insistoj sot sikurse dje për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Afër vetes kishte afër vetes Drejtorin e ISHKPK-së i cili nuk e mbështeti pasi s’ka si e mbështet.Me vetëm 20 të testuar pozitivisht, pa asnjë të vdekur shyqyr Zotit, mjekëve e infermierëve, doganierëve e inspektorëve e ushtarëve, edhe pastruesve e furrtarëve, edhe ata të farmaceutik e punëtorëve të krahut.Nuk mund të thoshte se mirë e ka presidenti”, tha Kurti, raporton Indeksonline.
Tutje ai shtoi se ka një zmbrapsje të presidentit dhe kjo e cila u dokumentua sot tregon një lloj nxitimi të atij ministri që thotë populli “të bëhet më katolik se papa”, të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme.
Nëse do presidenti të shpallë atëherë nuk do të ketë ministër në qeverinë time që duan të shpallin, shpallje në mesnatë.
“Mbaroj kjo punë.Mund të flasësh, por jo si ministër pra. Ka liri të shprehjes, por jo si ministër prandaj e lirova nga detyra.Do të presim çfarë do të bëjnë, e çfarë do të veprojnë e më pas ne përgjigjemi.Tani duhet të jemi të përkushtuar për virusin korona, që t’i shtojmë masat.Ka njërëz që parashikuan vështirësi dhe patën baza e në qeverinë tonë kanë marrë pushtet më shumë se ç’duihet ata që ishin më pak për krijimin e koalicionit. Ne vazhdojmë sepse jemi të fuqishëm dhe të drejtë. Unë kurrë nuk mbijetoi, unë jetoj fuqishëm”, përfundoi ai./Indeksonline/