Kurti: E njoftova Mustafën gjysmë ore para se të shkarkoj Veliun, qeveritë e shakagjinjëve kanë marrë fund

Kryeministri i vendit, Albin Kurti në një konferencë të mbajtur për media lidhur me zhvillimet e fundit tha se e kishte njoftuar liderin e LDK-së, Isa Mustafa gjysmë orë më herët për vendimin që kishte marrë për shkarkimin e ministrin të Brendshëm dhe Administratës Publike, Agim Veliu.
Kurti tha se nga Mustafa kërkoi emrin e ri të ministrit të mundshëm dhe tha se në marrëveshjen e mëhershme ishin zotuar që do të mbajnë qëndrime të njëjta.
“E kam njoftuar më shumë se gjysmë orë me herët për vendimin që kam marrur dhe kam kërkuar emrin e ri, në marrëveshjen tonë të koalicionit ne jemi zotuar që do të mbajmë qëndrime të njëjta, për çështjet që do të na shfaqen dhe po të mos-ishte deklarimi i mesnatës i ish-ministrit sot do të kishim një situatë tjetër, por tash e kemi Qeverinë e Re dhe nuk mund të kemi në qeverinë e re ministra që i sinkronizojnë e harmonizojnë qëndrimet jashtë qeverisë së re, me dikë nga qeveria e vjetër.Ajo kohë ka marrë fund, andaj kur janë në këtë qeveri duhet të jenë e bëjnë, e flasin sikur janë në këtë qeveri jo në ndonjë të mëhershme e diku tjetër”, tha Kurti, raporton Indeksonline.
Kurti theksoi se as për deklarimin e djeshëm kryetari i LDK-së nuk mund ta mbështesë atë që deklaroi presidenti pa u dakorduar pa partnerin e koalicionit, ndoshta mundesh por pastaj nuk mundesh sepse të shkarkojnë.
“Në këtë kuptim unë kam qenë shumë tolerant dhe vazhdoj të jem, jam i interesuar për komunikim dhe bashkëpunim por rregullat dhe parimet janë rregulla dhe janë për të qenë për të respektuar e zbatuar e jo për të bërë shaka me to.Qeveria e re është serioze dhe ato të shakagjinjëve kanë marrë fund.Ndërkaq me ambasadorin e ShBA-së në Kosovë nuk kam pasur takim sot, por dje dhe në atë takim nuk e kemi diskutuar tarifën”, shtoi Kurti./Indeksonline/