Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian: Mocioni i LDK-së, katastrofik për Kosovën dhe rajonin

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka deklaruar se vendimi i LDK-së për të nisur mocion mosbesimi për Qeverinë Kurti mund të sjellë fatkeqësi në tërë rajonin.
Cramont ha se kjo do të ishte katastrof jo vetëm për Kosovën, por për gjithë rajonin, transmeton Indeksonline.
“Nëse LDK-ja paraqet mocion mosbesimi ndaj Qeverisë, pjesë e së cilës është edhe vet, atëherë kjo do të nënkuptonte një katastrofë jo vetëm për Kosovën por edhe për tërë rajonin”, shkroi ajo në Twitter.
If LDK tables a motion of non-confidence against its own #government that will mean a disaster not only for #Kosova but also for the entire region @VjosaOsmaniMP #Thaci @JosepBorrellF https://t.co/Sx5U61B85m
— Viola von Cramon (@ViolavonCramon) March 19, 2020
LDK pas mbledhjes së mbrëmshme të Kryesisë vendosi që të nis mocion votëbesimi për Qeverinë Kurti, anipse edhe vetë janë pjesë e saj.
Pas vendimit të kryeministrit Albin Kurti për shkarkimin e ministrit të Brendshëm dhe të Administratës Publike, Agim Veliu filluan edhe çarjet publike të koalicionit VV-LDK, i cili duket se ishte jetë shkurtër./Indeksonline/