Gashi: Kurti në mënyrë të njëanshme është largu vet nga qeverisja, ai ka dy probleme!

Ka përfunduar takimi i Grupit Parlamentae të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Shefi i këtij grupi, Arben Gashi ka folur për media pas këtij takimi. Ai ka thënë se në kohën kur shtetet tjera për shkak të situatës me koronavirus janë mobilizu ushtria e policia, në këtë situatë Albin Kurti pa asnjë arsyetim shkarkon ministrin Veliun.
“Vlerësojmë se Kurti në mënyrë të një anshme është largu vet nga qeverisja.
Seanca mbetet të vendoset në bashklëpunim me kryetarin e partisë dhe pritet sa të merren vota për këtë mocion për rrëzim të qverisë Kurti.
Por kjo çështje që është procedurë, sepse duhe të bëhen të paktën 40 deputetë nënshkrues/
Abdixhiku s’është anëtar i Grupit Parlamentar të LDK-së dhe s’.merr pjesë në mbledhje të grupit
Osmani ishte pjesë e mbledhjes, ajo ka pas mendim tjetër nga grupi dhe së bashku me dy deputetë të tjerë që kanë rezerva.
Mendoj që duhet të krijojmë një unitet edhe brenda LDK-së”, tha Gashi, përcjellë Indeksonline.
Ai ka shtuar që në këto rrethana është i rëndësishëm uniteti brenda partisë, pasi që shteti po përballet me rreziqet nga virusi, por edhe një rrezik tjetër, raporti me SHBA-të.
“Kurti ka dy probleme kryesore; heqjen e taksës dhe garantimin për bashkëqeverisje stabile. Nëse ai don me i heq këto të dyja, atëherë kjo varët nga kryetari Mustafa dhe kryesia e LDK-së, se çka të bëhet tutje”.
Gashi tutje ka shtuar se janë në fazën e parë për mocionin e mosbesimit për rrëzimin e Qeverisë Kurti. /Indeksonline