75 Mall Live Search
16:42 / E Enjte, 19 Mars 2020 / indeksADMonline

Vajza e Gani Gecit tregon qëndrimin e saj, pas takimit 2 orësh të LDK-së

Vajza e ish-zyrtarit të lartë të LDK-së, Gani Gecit, që tash është deputete sqaron se në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar i ka kërkuar shefit të Grupit nëse nënshkrimi i saj do të përdoret për koalicion me PDK-në, e ai i ka thënë jo.

Kësisoj Geci thotë se është për rrëzimin e Qeverisë Kurti, që sioas saj, “po luan me LDK-në dhe me SHBA-në”, por nuk është që partia e saj të bashkëqeverisë më vonë me PDK-në.

Shkrimi i plotë i deputetes:

SQARIM

Të nderuar qytetarë, dua të sqaroj për opinionin publik se qendrimi im siç e thash edhe në Grupin Parlamentar të LDK-së pro mocionit për shakrkimin e gjithë atyre që mundohen me lujt me LDK-në, por qendrimi im është pak më ndryshe nga të tjerët sepse jam kundër një koalicioni me PDK-në.

Unë e pyeta Shefin e Grupit Parlamentar se a mund të përdoret nënshkrimi im me bazë kushtetuese për një koalicion me PDK-në. “Ai më tha: Jo.”

Unë nuk dëshiroj që nënshkrimi im të përdoret në asnjë form për një koalicion të mundshëm me PDK-në.

Unë Marigona Geci, jam pro mocionit për rrëzimin e kësaj qeverie që po luan me LDK-në dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kundër koalicionit të mundshem me PDK-në.